Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Kjo pas një aksidenti të trafikut që ka ndodhur në magjistalen Gjilan – Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.
Hashani tha se në aksident ishin të përfshira dy automjete.
“Sot me datë 30.11.2022 rreth orës 07.30 në rrugën nacionale Gjilan- Prishtinë afër marketit ”Besniki” ka ndodhur aksident me lëndime të rënda trupore. Në këtë aksident janë të perfshira dy automjete, drejtuesi i njërit automjet me lendime të rënda është dërguar në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtejshëm. Policia e Kosovës, njësitet e komunikacionit rrugor nga Gjilani janë duke i hetuar rrethanat si si ka ardhur deri te aksidenti”, tha Hashani.