Ekonomia Online
FUNDIT

Aksident në magjistralen Lipjan-Prishtinë, katër të lënduar

Aksident në magjistralen Lipjan-Prishtinë, katër të lënduar

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri automjeteve në rrugën Lipjan-Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo tha se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. “Rreth orës 19:40 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Lipjan-Prishtinë. Në këtë aksident kanë […]

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri automjeteve në rrugën Lipjan-Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 19:40 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Lipjan-Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit, katër persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, tha ajo.

Të ngjashme