Aksident në magjistralen Podujevë-Prishtinë, lëndohet një person

Prishtinë | 02 Jan 2021 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Një person ka mbetur i lënduar nga një aksident trafiku që  ka ndodhur në magjistralen Podujevë-Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave rreth orës 08:00. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 08:00 në rrethrrotullimin që gjendet në dalje të Autostradës (në fshatin Trudë), ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person”, tha Ahmeti.

Të ngjashme