Aksident në magjistralen Podujevë-Prishtinë, një person i lënduar

Prishtinë | 31 Kor 2025 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në magjistralen Podujevë-Prishtinë, nga i cili ka mbetur i lënduar një person. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Sipas Pllanës, personit të lënduar i është ofruar menjëherë ndihma mjekësore, ndërsa Njësia e Trafikut Rajonal ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

“Rreth orës 13:30 është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në magjistralen Podujevë-Prishtinë. Deri më tani bëhet e ditur se në këtë aksident është lënduar një person, të cilit i është ofruar ndihmë mjekësore,” deklaroi Pllana.

Të ngjashme