Një aksident i rëndë ka ndodhur në mëngjesin e së premtes në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Një veturë është rrotulluar e tëra në mes të rrugës kryesore dhe dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Vetë aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:45 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, respektivisht në fshatin Vranidoll.
Dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetë aksidenti”, ka bërë të ditur Policia.