Një aksident trafiku në rrugën “Agim Ramadani” në Mitrovicë la të lënduar një person.
I njëjti është trajtuar në Spitalin e Mitrovicës e më pas është liruar.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Fixhrije Pllana.
“Sot në rrugën ,,Agim Ramadani”” rreth orës 11:20, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, viktima është trajtuar në spitalin rajonal Mitrovicë dhe është liruar”, ka thënë Pllana.