Aksident në Prishtinë, këmbësorja në gjendje stabile

Prishtinë | 21 Tet 2025 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në Prishtinë, ku një këmbësore është goditur nga një veturë.

Lidhur me gjendjen e saj shëndetësore për Ekonomia Online ka konfirmuar Naser Syla.

E lënduara është dërguar menjëherë në Emergjencën e QKUK-së, ku po trajtohet nga mjekët.

Syla theksoi se gjendja e saj është stabile, por ajo ende po vëzhgohet nga stafi mjekësor dhe pritet të transferohet në Klinikën e Neurokirurgjisë për trajtim të mëtejmë.

“Ende po observohet te ne. Do të transferohet për trajtim në Klinikën e Neurokirurgjisë”, tha Syla.

Të ngjashme