Aksident në Prishtinë, lëndohen tre persona

Prishtinë | 11 Shk 2020 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në Prishtinë, më saktësisht në afërsi të Institutit të Shëndetit Publik.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Rreth orës 13:00 në afërsi të Institutit të Shëndetit Publik, ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësore”, tha ajo.

Ahmeti ka bërë të ditur se me rastin po merret Njësiti i trafikut.

Ndryshe, vetëm në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 40 aksidente trafiku

Të ngjashme