Një person i cili po ngiste motoçikletën është lënduar, pas një ndeshjeje me një veturë taksie.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00, afër pikës së derivateve “Labi Oil”, rrugës për në Gërmi.
Vozitësi i motorit është lënduar. Ndihma e shpejtë dhe policia janë vonuar së paku 15 minuta, tregojnë dëshmitarët.
Shikoni më poshtë fotografitë e bëra nga fotoreporteri i Ekonomia Online, i cili ka rastisur në vend të ngjarjes.