Të shtunën rreth orës 16:00, në rrugën “UÇK” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë dhe një këmbësor.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, ka konfirmuar se si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Rasti po hetohet nga Njësia e Trafikut në kryeqytet.