Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar pas një aksidenti mes dy veturave në rrugën “Shkupi” sot në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 12:00, Policia ka pranuar informatën se në rrugën Shkupi në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka ndërruar jetë, kurse një tjetër ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”.
Ai shtoi se njësitet e Trafikut të Kryeqytetit, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.