Aksident në rrugën Elbasan-Cërrik, humb jetën 31-vjeçari pas përplasjes me motor

Prishtinë | 05 Sht 2026 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pas mesnate në rrugën  Elbasan-Cërrik, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën.

Siç shkruan Tch, i riu me inicialet M.K. ishte duke udhëtuar me motomjet kur ka humbur kontrollin mbi drejtimin.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, si pasojë e së cilës drejtuesi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore.

Përplasja ka qenë e fortë dhe 31-vjeçari ka marrë plagë të rënda.

Ai ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipet e emergjencës nuk kanë mundur ta shpëtojnë.

Të ngjashme