Aksident në rrugën Ferizaj-Kaçanik, një motoçiklist lëndohet rëndë

| 13 Qer 2020 | 16:50 | Nga

Një person ka mbetur i lënduar rëndë nga një aksident trafiku që ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.

Aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe motoçiklisti, teksa ky i fundit ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Lajmin e kanë konfirmuar Drejtoria e Policisë së Kosovës, në Ferizaj.

“Rasti ka ndodhur mes një veture dhe motoçiklsti, me ç’rast ky i fundit ka marr lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman në QKUK”, kanë thënë nga Drejtoria e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme