Aksident në rrugën Ferizaj-Shtime, nuk ka persona të lënduar

Prishtinë | 10 Qer 2021 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:26 në rrugën Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Lloshkobare.

Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas tij, në aksident ishin të përfshira dy automjete, ndërsa përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar.

“Një aksident ka ndodhur me dëme materiale mes dy automjeteve, në magjistralen Ferizaj-Shtime, rreth orës 13:26, në fshatin Lloshkobare”, ka thënë Veseli.

Të ngjashme