Aksident në rrugën Gjilan – Prishtinë, gjashtë të lënduar

| 03 Shk 2025 | 15:19 | Nga

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjilan – Prishtinë, konkretisht në hyrje të fshatit Parallovë.

Lidhur me rastin, detaje për Klankosova.tv ka dhënë Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.

Hashani tha se në aksident ishin të përfshirë dy vetura.

Ai theksoi se njëri nga të lënduarit është në gjendje pak më të rëndë.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit mes dy veturave civile. Një person i lënduar pak më rëndë është dërguar në Prishtinë, pjesa tjetër, pasi kanë marrë ndihmë mjekësore, janë liruar në shtëpi”, tha Hashani.

Togeri shtoi se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po udhëheq hetimet për shkaktarët e aksidentit.

Të ngjashme