Aksident në rrugën Milloshevë – Lebanë, dy persona të lënduar

Prishtinë | 02 Mar 2025 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Një aksidenti trafiku që ndodhi në fshatin Prugovc, në rrugën Milloshevë – Lebanë, ku mbetën të lënduar dy persona.

Rastin për Ekonomia Online, e konfirmoi, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, e cila njoftoi se aksidenti ndodhi sot rreth orës 10:20, kur një automjet ka dalë nga rruga, duke shkaktuar lëndime për udhëtarët.

“Sot rreth orës 10:20, në rrugën Milloshevë -Lebanë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore”.

“Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme