Sot rreth orës 13:30 në fshatin Broboniq, në rrugën rajonale Mitrovicë–Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tri vetura.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar tre persona, përveç dëmeve materiale.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.