Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku të ndodhur sot në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.
Në aksident janë përfshirë dy vetura.
Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahti, zëdhënës në policinë e Mitrovicës.
“Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 08:00, në rrugë nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në segmenti rrugor në fshatin Pestovë.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar gjashtë (6) persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti për Express.
Shkaqet e aksidentit mbeten të panjohura.