Aksident në rrugën Prishtinë – Gjilan, shtatë të lënduar

Prishtinë | 14 Pri 2021 | 20:53 | Nga Ekonomia Online

Shtatë të lënduar kanë mbetur në një aksident që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Kishnicë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 19:00, ku ishin të përfshira dy vetura.

Kështu ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë Gjilan, saktësisht në fshatin Kishnicë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku janë të përfshira dy vetura. Si pasojë shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.

Të ngjashme