Nëntë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmë në rrugën Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Lebanë.
Të gjithë të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, bëhet fjalë për 8 meshkuj dhe 1 femër.
Me vendim të prokurorit njëri nga drejtuesit i dyshuari mashkull kosovar pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TRUPORE /Fsh. Leban, rr. Podujevë-Prishtinë (NN) 02.03.2022-21:03. Është raportuar për një aksident trafiku mes dy automjeteve civile. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar nëntë perona (tetë meshkuj dhe një femër ) kosovar-e. Të gjithë të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit njëri nga drejtuesit i dyshuari mashkull kosovar pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.