Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka treguar se në aksident janë përfshirë dy automjete.
“Sot rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.
Ajo tutje ka bërë të ditur se njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.