Aksident në rrugën Viti-Kllokot, dy persona të lënduar

Prishtinë | 22 Qer 2024 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Një aksident ka ndodhur mes një veture dhe një kamioni në rrugën Viti-Kllokot, lëndohen dy persona.

Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Sipas Osmanit, të lënduarit janë duke marr trajtimin mjekësor në qendrën emergjente në Spitalin e Gjilanit.

“Rreth orës 08:00 në aksin rrugor Viti-Kllokot ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kanë qenë të përfshira një kamion dhe një automjet. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë duke marrë tretman mjekësorë në qendrën emergjente në Spitalin e Gjilanit”, tha Osmani.

Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rrethanave të rastit./Ekonomia Online.

Të ngjashme