Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Shushicë të Istogut, ku janë përfshirë katër vetura, si pasojë e aksidentit, shtatë persona kanë mbetur të lënduar.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, për Ekonomia Online e ka konfirmuar ngjarjen dhe ka njoftuar se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Rreth orës 15:00 policia është njoftuar për një aksident në rrugën Istog-Rakosh në fshatin Shushicë. Në aksident të involvuara janë katër vetura. Shtatë persona janë lënduar dhe kanë kërkuar tretman mjekësor, ku sipas mjekut kujdestar janë jashtë rrezikut për ketë”, tha Gashi.