Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë.
Makina ka përplasur për vdekje një këmbësor që po kalonte trafik-ndarësen.
“Me datë 29.04.2025, rreth 02:25, në rrugën “29 Nëntori”, automjeti me drejtues shtetasin J. M., rreth 35 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 70 vjeç, i cili po kalonte trafikndarësen, dhe si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia e Shqipërisë.