Aksident në Via Ferrata, nis operacioni i shpëtimit

Prishtinë | 21 Shk 2024 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka njoftuar se e ka ndërmarrë një operacion shpëtimi në Via Ferrata të Pejës.

“Sapo kemi pranuar një thirrje për ndihmë në njërën prej Via Ferrata-ve në Pejë”, thuhet në njoftimin e këtij Shërbimi në Facebook .

“Shpëtuesit tanë së bashku me zjarrëfikësit e kanë lokalizuar vendaksidentin dhe janë duke e zhvilluar operacionin e Kërkim-Shpëtimit”.

“Për informata më të hollësishme ju njoftojmë me kohë”, thuhet më tutje në njoftimin e tyre.

Të ngjashme