Aksident në zonën e Lumit të Vlorës, vetura humb kontrollin dhe përfundon në kanal

Prishtinë | 05 Maj 2026 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Një aksident rrugor ka ndodhur në zonën e Lumit të Vlorës, ku një automjet ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal anësor.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, çka ka bërë që drejtuesi i mjetit të humbasë kontrollin.

Nga aksidenti, shoferi ka pësuar vetëm lëndime të lehta dhe ka marrë ndihmën e parë në vendngjarje, duke shmangur pasoja më të rënda.

Ndërkohë, mjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al

Të ngjashme