Lëndohen dy persona pas një aksidenti mes dy automjeteve në Zonën Industriale në Suharekë.
Rastin për EkonomiaOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Në zonën Industriale në Suharekë ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve. Si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona”, tha Byqyqi.
Kurse për rastin po merret njësiti i trafikut rrugor i rajonit të Prizrenit./EkonomiaOnline/