Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për aksidentin në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë. Si pasojë e këtij aksidenti, katër persona janë lënduar, dy prej tyre zyrtarë policorë.
Këtë për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.
Sipas saj, në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë e Policisë dhe një veturë civile.
“Sot rreth orës 03:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura në lëvizje (njëra nga to veturë e policisë). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona (dy nga ta zyrtarë policorë). Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti për EO.
Tutje, Ahmeti tha se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.




