Aksident te Katedralja, bllokohet komunikacioni

Prishtinë | 13 Nën 2019 | 20:43 | Nga Ekonomia Online

Një aksident automobilistik ka nzodhur në orët e mbrëmjes afër udhëkryqit te Katedralja në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet emergjente dhe Policia e Kosovës tashmë ka bllokuar gjithë kalimin në këtë anë.

Sipas dëshmitarëve në vend të ngjarjes e gjithë kjo u bë pasi dyshohet se një veturë e tipit Audi A3 ka filluar të marrë flakë, raporton Indeksonline.

Sipas raportimeve të pakonfirmuara, të lënduara kanë mbetur një vajzë dhe një djalë, që kanë pësuar thyerje në ekstremitete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka deklaruar se Policia është duke u marrë me rastin dhe se do të japin informacione të detajuara më vonë.

Të ngjashme