Një aksident trafiku ka ndodhur, sot pasdite, në rrugën “Ukshin Hoti”, në Prishtinë.
Sipas fotografive të reporterit të Ekonomia Online, i cili ka rastisur në vend të ngjarjes, shihet se në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë dëmtuar dukshëm.
Një veturë e tipit “Audi”, me targa të Serbisë, ka goditur rrethojat dhe ka përfunduar brenda kompleksit të “Ramiz Sadikut”.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar se lëndime trupore ka marrë vozitësi i njërës veturë, si dhe një këmbësor i rastit.
Ata janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas hetimeve të para, besohet se shkak i aksident ishte shpejtësia e madhe.
© Foto: Meriton Dajakaj/Ekonomia Online