Aksident tjetër, katër të lënduar në rrugën Pejë-Rozhajë

Prishtinë | 04 Jan 2021 | 23:16 | Nga Ekonomia Online


Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në vendin e quajtur “Shpella e Bobit”, në rrugën Pejë – Rozhajë.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ka njoftuar policia e Pejës.

Dy nga të lënduarit pas trajtimit janë liruar, ndërkaq dy të tjerë janë ndaluar akoma për t’u trajtuar.

Asnjëri nga ata nuk është në rrezik për jetë.

Ky është aksidenti i tretë vetëm gjatë ditës së sotme.

(Në foto, pamje nga aksidenti i sotëm tragjik që ndodhi në rrugën Arllat-Malishevë)

Të ngjashme