Aksident trafiku me fatalitet në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë

Prishtinë | 26 Kor 2021 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është raportuar sot rreth orës 11:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, përkatësisht në fshatin Qubrel.

“Në aksident është përfshirë një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës viktima R. A., 55 vjeçar. Vdekjen e ka konstatuar ekipi i emergjencës mjekësore në vendin e ngjarjes”, njofton policia.

Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e Njësisë së Trafikut Rajonal, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e ngasësit të motoçikletës duke mos përshtat shpejtësinë e lëvizjes ndaj kushteve të rrugës.

Të ngjashme