Një aksident i rëndë ka ndodhur mes tri veturave te mensa e studentëve në kryeqytet, raporton EkonomiaOnline.
Njëra nga veturat është rrokullisur, por për fat të mirë nuk ka viktima.
EkonomiaOnline ka dal në vendngjarje dhe ka mësuar se si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur një person i lënduar i cili është dërguar menjëherë në QKUK.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.