Një aksident trafiku ka ndodhur mes disa automjeteve në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë krijuar edhe kolona të gjata.
Nuk dihet se në këtë aksident a ka të lënduar përveç dëmeve materiale të cilat shihen përmes fotove të siguruara nga ekipi i Tëvë1.
Redaksia ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të një përgjigjeje.