Aksident trafiku në Klinë të Ulët, një e vdekur dhe katër të lënduar

Prishtinë | 30 Pri 2025 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ndodhi sot në rrugën rajonale  Mitrovicë –Skenderaj, pikërisht në fshatin Klinë e Ulët.

Policia e Kosovës njoftoi se në  aksident u përfshinë dy vetura, ku si pasojë  e lëndimeve të  pësuara humbi  jetën viktima një femër  rreth 65 vjeçare, ndërsa u lënduan edhe katër  persona të  tjerë, të  cilët  u dërguan për mjekim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Të ngjashme