Një aksident trafiku ka ndodhur në kryeqytet ndërmjet një autobusi dhe një veture të markës “Mercedes”, raporton Ekonomia Online.
Aksidenti ka ndodhur afër hotel “Grandit”, teksa mësohet se nuk ka të lënduar.
Siç shihet nga fotografia e siguruar nga Ekonomia Online, vetura e ka goditur autobusin nga pas.
Si pasojë e këtij aksidenti është bllokuar rruga për qarkullim.