Aksident trafiku në Lipjan, vdes një 70 vjeçar

| 17 Tet 2019 | 12:12 | Nga

Një person i moshës 70- vjeçare ka vdekur të enjtën në vetaksident.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonlinen, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

Ai ka thënë se “në emergjencë është sjell pa shenja jete një person me ditëlindje 1949! Tashti është në mjekësi ligjore për autopsi”.

Edhe zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, ka konfirmuar këtë aksident për Indeksonline.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Lipjan-Kraishtë.

Të ngjashme