Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Llabjan të komunës së Artanës. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë marrë lëndime trupore
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Aksident trafiku në Llabjan, tre persona përfundojnë në emergjencë
Hashani ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Me datën 14.06.2020 rreth orës 12:30 ne rrugën e Prishtinës saktësisht në hyrje të fshatit Llabjan policia e Kosovës është njoftuar se ka ndodhur aksident rrugor me lëndime ku të përfshira kanë qenë dy vetura që ishin duke lëvizur nga drejtimi i Prishtinës për Gjilan”, ka thënë Hashani.
Ai ka theksuar se sipas raportit të mjekut në qendrën emergjente, gjendja shëndetësore e të lënduarve është stabile.
“Tre persona kanë pësuar lëndime në ketë aksident, dhe sipas raportit të mjekut në qendrën emergjente në Gjilan gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme. Policia e Kosovës është duke i udhëhequr hetimet se si ka ardhur deri te aksidenti”, deklaroi Hashani.