Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë, ka të lënduar

Prishtinë | 05 Sht 2024 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht në Gllarevë të Klinës.

Në aksident janë përfshirë dy vetura ku shihet se dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa nuk dihet për gjendjen shëndetësore të të përfshirëve në këtë aksident.

Në anën tjetër një autoambulancë shihet në vendin ku ka ndodhur aksidenti.

Policia rrugore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.

Të ngjashme