Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën Xërxë-Rahovec.
Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar janë pesë persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjakovë dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
Xhurkaj theksoi se deri tek ky aksident sipas hetimeve të para ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe tejkalimit në vijë të plotë.