Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë saktësisht në Sllatinë.
Në aksident të përfshira ishin 3 vetura, kurse 6 persona kanë mbetur të lënduar.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Blerina Ejupi.
“Më datë 20.08.2026 rreth orës 16:30 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, saktësisht në Sllatinë.Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Ejupi për klankosova.tv.