Aksident trafiku në Vranidoll, tre persona të lënduar

| 10 Kor 2022 | 14:51 | Nga

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 13:50 në Vranidoll të Prishtinës, ku tre persona kanë pësuar lëndime.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Njësitet kompetente policore u janë përgjigjur rasteve për hetimin e shkaktarëve në aksident dhe janë ndërmarrë veprimet e tjera të nevojshme”, u shpreh tutje Hoxha.

Të ngjashme