Një aksident trafiku po raportohet të ketë ndodhur të Katedralja në Prishtinë.
Nga fotot ku shihet aksidenti është parë edhe autoambulanca.
Dyshohet se ka të lënduar, mirëpo ende nuk dihet se sa persona janë lënduar nga ky aksident.
Sipas lexuesit, rruga që çon tek Ulpiana është e bllokuar si pasojë e aksidentit.
Gazeta Express ka tentuar të komunikojë me Policinë e Kosovës, por deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk ka marrë asnjë përgjigje.