Një aksident trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin afër Katedrales në Prishtinë, me ç’rast tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Rastin e ka konfirmuar Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 14:30, në afërsi të Katedrales në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasoj e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona”, ka deklaruar Ahmeti.
Ajo ka pohuar se me rastin po merret njësiti i trafikut.