Aksident tragjik në Angli, humb jetën një 6-vjeçare

Prishtinë | 03 Gus 2026 | 17:14 | Nga Ekonomia Online

Një vajzë 6-vjeçare ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor mes një veture dhe një traktori në Warwickshire të Britanisë së Madhe.

Vajza u dërgua në spital me lëndime të rënda në kokë pas përplasjes që ndodhi rreth orës 17:00 të së premtes, por fatkeqësisht ndërroi jetë mëngjesin e ditës së nesërme.

Aksidenti ndodhi në rrugën B4455, në lindje të Stratford-upon-Avon, ku u përplas një Volkswagen Tiguan me një traktor, shkruan Metro.

Sipas policisë së Warwickshire, dy pasagjerë të rinj që ndodheshin në veturë pësuan vetëm tronditje emocionale dhe nuk u lënduan, ndërsa as drejtuesi i veturës dhe as shoferi i traktorit nuk pësuan lëndime.

Hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar.

Të ngjashme