Aksident tragjik në Belgjikë: 4 të vdekur nga përplasja e minibusit shkollor me trenin

Prishtinë | 26 Maj 2026 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Dy nxënës shkolle dhe dy të rritur kanë humbur jetën në një përplasje midis një trendi dhe një minibusi shkolle në Buggenhout në Belgjikë.

Ministri belg, Jean-Luc Crucke konfirmoi lajmin.

Autobusi mbante shtatë fëmijë, një shofer dhe një shoqërues në kohën e përplasjes.

Zëdhënësja e policisë federale, An Berger, tha se përplasja ndodhi pak pas orës 08:00 sipas orës lokale, teksa shtoi se personat në tren nuk kishin pësuar lëndime. Megjithëse një person po trajtohej për shkak të tronditjes, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Autobusi ishte duke shkuar në një shkollë të arsimit special. Bëhet fjalë kryesisht për fëmijë të shkollës së mesme”, shtoi ajo.

Të ngjashme