Aksident tragjik në Itali: Vdesin dy vëllezërit shqiptarë që ishin nisur për punë

Prishtinë | 02 Pri 2022 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Një aksident tragjik iu ka marrë jetën dy vëllezërve shqiptarë ditën e sotme. Mediat italiane raportojnë se dy vëllezërit humbën jetën mëngjesin e sotëm në aksidentin në zonën e Chessa ndërsa të dy jetonin në Arcile.

Viktimat janë dy vëllezër, 37 dhe 44 vjeç nga Arcille. Aksident fatal ka ndodhur në orën 06:40, në komunën e Scansano-s. Mësohet se në aksident përfshirë një person i tretë, një i ri shqiptar 28-vjeçar i cili mbeti i plagosur nga përplasja dhe u transferua në spitalin Misericordia.

28-vjeçari shqiptar po udhëtonte me makinën e tij kur u përplas ballë për ballë me makinën e dy vëllezërve shqiptarë dhe më pas të dy makinat përfunduan në kanalet anës rrugës. Aksidenti ka ndodhur në Chessa në udhëkryqin midis Pupille dhe Arcille.

Autoambulancat dhe dy helikopterë shkuan menjëherë në vendngjarje por dy shqiptarët nuk mundën të mbijetonin. 37-vjeçari shqiptar kishte dy fëmijë dhe gruaja e tij ishte shtatzënë me një fëmijë të tretë, ndërsa vëllai i madh kishte tre fëmijë. Dy vëllezërit ishin nisur për në punë.

Të ngjashme