Një 49-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur mëngjesin e së hënës në rrugoën Gosë-Vilbashtovë, në Kavajë.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 09:05, një automjet me drejtues shtetasin C. N. është përplasur me një motomjet, shkruan Euronewsal.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi L. A., 49 vjeç.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.