Aksident tragjik në Viti, një këmbësor vdes

Prishtinë | 07 Tet 2026 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në Viti, pasi është goditur nga një automjet, raporton Ekonomia Online.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën. Në aksident janë përfshirë një automjet, të cilin e drejtonte një burrë, dhe një këmbësor, gjithashtu mashkull.

Pavarësisht ndërhyrjes, këmbësori ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Drejtuesi i automjetit është arrestuar dhe, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të ngjashme