Aksident zinxhiror në “Rrugën B”, lëndohen katër persona

Prishtinë | 09 Maj 2025 | 21:46 | Nga Ekonomia Online

Një aksident mes tri automjeteve në “Rrugën B” mbrëmjen e së premtes, la të lënduar katër persona.

Rastin e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën B në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona”, deklaroi Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit.

Të ngjashme